Historia



Partizani Volley, është klub volejbolli i themeluar ne vitin 1946, në Tiranë.

Më 1947, debuton në ligën e parë të volejbollit shqiptar.
“Partizani Volley”, cilësohet si klubi me më shumë tifozë në Shqipëri,qe njihen për pasionin dhe dëshirën e madhe për të përkrahur skuadrën në të gjithë vendin.
Klubi, ka një bazë të gjerë tifozësh që janë të përqëndruar në Tiranë, gjithashtu ka tifozë në qytetet e tjera, ne fshatra e deri në Kosovë e Maqedoni.


Histori me vite

Kampion në Shqipëri
1954, 2018, 2019

Fitues i Kupës së Shqipërisë
1954, 2018, 2019




Rilindja e Partizani Volley

Pas viteve 90, “Partizani Volley”,si c’do sport tjetër hasi vështirësi në dy sektoret më të rëndësishëm, atë të ekipeve zinxhire dhe ekonomike.
Duke filluar nga viti 2017, ekipi “Partizani Volley”, sponsorizohet nga “Agritourism Huqi ”.
Si rezultat i këtij sponsorizimi skuadra ju rikthye traditës dhe shumë shpejt u bë një prej skuadrave më të mira ne vend. Sponsorizimi nga “AgriTourism Huqi” beri te mundur qe ekipi Partizanit te fitoje titullin kampion dhe kupen e rebuplikes pas 64 vitesh pritje.
Ne saje te manaxhimit te mire skuadra arriti te mbroje titullin e kupes dhe te shpallet perseri Kampion i Shqiperise ne sezonin e sapo mbyllur.